Kuriozitet

Aeroplani në ishullin grek bën aterrimin më të ulët ndonjëherë, pak mbi kokat e njerëzve

Descriptive Text

Disa kalimtarë kanë kapur me anë të videove momentin kur një aeroplan ka bërë aterrimin më të ulët në ishullin grek të Skiathos, shkroi të mërkurën "The Mirror".

Shumë njerëz, disa prej të cilëve kanë dalë për të bërë plazh ishin shumë afër aeroplanit A321 i Wizz Airit, i cili u ul në pistë jashtëzakonisht ngadalë.

Sa më afër pistës afrohet aeroplani, aq më e qartë bëhet se ai po përpiqej të bëjë ulje pak qaste pasi kalon gardhin rrethues në aeroportin Skiathos Alexandros Papadiamantis.

"Sa prej spektatorëve mendoni se kishin nevojë për pantallona të reja?", dëgjohet tek pyeste një person, në videon e publikuar nga GreatFlyer.

Aeroporti Skiathos ka një pistë veçanërisht të shkurtër për shkak të gjeografisë së ishullit, që do të thotë se pilotët duhet të afrohen më poshtë se sa për shiritat e tjerë të uljes.

Ky vend është kthyer në një destinacion për vëzhguesit e avionëve dhe ata që duan të shohin nga afër pjesën e poshtme të një avioni pasagjerësh.