Kuriozitet

Futbollisti i Malmos s’mund të ishte në dasmën e tij, e dërgoi vëllanë e vet

Sulmuesi i Malmos, Mohamed Buya Turay, humbi dasmën e tij pasi klubi i kërkoi që ai t'i bashkohej skuadrës më herët, shkruan SportBible.

27-vjeçari ka nënshkruar për skuadrën suedeze pas disa sezoneve në Superligën kineze, ku luajti për Hebei China Fortune dhe Henan Songshan Longmen.

Transferimi u njoftua nga Malmo më 22 korrik pasi Turay udhëtoi për në qytetin suedez, por ceremonia e martesës së tij në Sierra Leone thuhet se u zhvillua më 21 korrik.

Malmo donte që ai të lidhej më shpejt me shokët e tij të skuadrës dhe për shkak se ai nuk ishte në gjendje të ishte në dy vende njëherësh, Turay e dërgoi vëllain që të zinte vendin e tij për martesën me të dashurën Suad Baydoun.

Turay postoi tre fotografi të tij dhe gruas në kanalet e tij të rrjeteve sociale, por konfirmoi se ato imazhe ishin bërë para se të ndodhte ceremonia.

Megjithatë, ai në fakt nuk ka qenë me gruan e tij që kur u martuan zyrtarisht dhe ata shpresojnë për një muaj mjalti më vonë këtë vit.