Lëmsh

29 qershori ka qenë dita më e shkurtër e të gjitha kohërave

 

Ndoshta për shumëkënd data e 29 qershorit të këtij viti nuk do të përmendet për diçka interesante, madje mund të harrohet shumë shpejt. Por për fizikanët dhe astronomët ajo datë është tashmë e shënuar me germa të arta, në manualet e tyre shkencore.

Arsyeja është e thjeshtë, 29 qershori ka përfaqësuar ditën më të shkurtër të regjistruar ndonjëherë, ose më mirë rrotullimin më të shpejtë të Tokës. Bëhet fjalë vetëm për 1.59 milisekonda, asgjë për njeriun normal por jo për logjikën shkencore.