Kuriozitet

Kompania kanadeze kërkon testues të shijeve të ëmbëlsirave, ofron 78 mijë dollarë në vit

Një kompani kanadeze njoftoi se po kërkon një "Chief Candy Officer" për të fituar deri në 78,000 dollarë në vit, duke punuar nga shtëpia nëpërmjet testimit të ëmbëlsirave.

“Candy Funhouse”, një shitës me pakicë ëmbëlsirash në internet, postoi një vend të lirë pune në "LinkedIn" duke kërkuar një zyrtar, detyrat e të cilit do të përfshinin "të qenit kryetestues i shijes" dhe të ndihmonte për të përcaktuar se cilat produkte do të shiten në uebsajt dhe cilat prej tyre do të mbanin vulën e miratimit "CCO (Chief Candy Officer)".

Pozita e tilla paguhet nga kompania deri në 78,000 dollarë në vit dhe është i hapur për këdo mbi moshën 5 vjeç, bëri të ditur kompania.

"Imagjinoni kujtimet tuaja më të mira rreth ëmbëlsirave dhe t'i keni ato çdo ditë në punë”, i tha CNN shefi ekzekutiv i Candy Funhouse, Jamal Hejazi.