Tom Halland mbeti “i shokuar” kur në një ankand i fitoi mbetjet e një dionazuri 119-milionë vjeçar, shkruan “Dailymail” të hënën.
Në pamjet e publikuara shihet 54-vjeçari që gëzohet kur e fitoi atë, që njëherësh është gazetar i BBC-së dhe autor i emisionit “Making history”.
Holland deklaroi se u ndje më i pasur se një miliarder kur çekiçi në ankand ia dha atij fitoren.
“Ishte një ëndërr fëmijërie. Kam qenë i fiksuar pas dinozaurëve që në moshën katërvjeçare. Shkonim rregullisht me babanë në ishull me shpresë që të gjeja një dionazur, por nuk e gjeta kurrë. Gjithmonë kam dashur ta kem një të tillë”, deklaroi ai.
Nuk u bë e ditur se për sa para e bleu këtë “pjesë të historisë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Koleksioni 100 milionë dollarësh i monedhave del në ankand
-
Skeleti i dinozaurit shitet për çmim rekord
-
Dinosauri i rrallë pritet të shitet mbi një milion euro
-
Skeleti i dinozaurit “Barry” do të shitet në ankand në Paris
-
Fosilet e dinozaurit që inspiroi filmin “Jurassic Park”, shiten për mbi 12 milionë dollarë