Kuriozitet

86-vjeçarja shpallet stjuardesa më jetëgjatë në botë

Descriptive Text

Një grua nga Bostoni e cila ka punuar për “American Airlines” për 65 vjet, është emëruar stjuardesa që ka shërbyer më së gjati në këtë profesion, duke thyer rekordin e Guinness Ëorld Records.

Bette Nash, 86 vjeç, filloi të punojë si stjuardesë në vitin 1957 dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite pa asnjë mungesë pune, konfirmoi Rekordet Botërore Guinness.

Guinness tha se Nash është gjithashtu stjuardesa më e vjetër që shërben aktualisht në botë.

Nash tha në vitin 2017, kur ajo festoi 60 vjetorin e saj me kompaninë, se puna ka ndryshuar ndjeshëm që nga ditët e para.