Një grup prej 20 turistëve britanikë kanë gjuajtur me karrige në një bar në qytetin Portimao në Algarve të Portugalisë, ndërsa stafi i barit u detyrua të gjente mbrojtje nga shkatërrimet, raporton “The Sun”.
Mësohet se rrahja ka ndodhur më 20 qershor dhe asnjëri nuk është lënduar seriozisht.
Nga 20 personat, shtatë britanikë të rinj janë identifikuar nga Policia.
Në video, shihet një anëtar i stafit të barit duke u munduar ta mbrojë veten me një tavolinë në dorë, ndërsa karriget po i fluturonin.
Dëgjohen fjalët “ndalo” dhe “o Zot”.
Raportohet se shpërtheu rrahja mes dy grupeve të turistëve. Menaxheri i barit “Aloha” dhe truproja tentoi të ndalonte rrahjen, por britanikët më pas u kthyen kundër tyre dhe nisën të gjuanin me karrige.
Kjo rrahje zgjati afro një minutë, para se turistët të largoheshin.
Menaxheri i barit, Ricardo Teixeira, ka treguar: Në ora 1 të mëngjesit ndodhi një rrahje mes dy grupeve. Sipas autoriteteve disa nacionalitete të huaja, kryesisht irlandezë e anglezë, janë përfshirë. Është e pazakontë të kemi probleme të tilla. Portimao është kryesisht qytet i qetë dhe nuk kemi probleme të tilla me të huajt”.