Një bibliotekë britanike ka njoftuar se një kuti që ka arritur së fundmi nga Kanadaja, doli se mbante brenda saj një libër që duhej të kthehej më shumë se 48 vjet më parë.
Biblioteka Tooting në Londër kohët e fundit mori një paketë të dërguar me postë nga Kanadaja që përmbante një kopje të Gjeneralit të Konfederatës nga Big Sur, raportoi “UPI”.
"Këtu në shërbimin e bibliotekës Wandsworth ne ishim të befasuar dhe të kënaqur këtë javë që na u kthye një libër nga Kanadaja," tha biblioteka në një deklaratë për Wandsworth Times . "Atëherë ishim edhe më të befasuar kur zbuluam se libri ishte huazuar në vitin 1974 dhe ishte vonuar përafërsisht 48 vjet e 107 ditë”.
Biblioteka postoi fotografi të librit në Twitter me shpresën për të identifikuar huamarrësin. Ai u identifikua si Tony Spence, 72-vjeçar, një gjykatës në pension që jeton në British Columbia.
-
43 vjet për ta kthyer një libër në bibliotekë
-
Libri që u mor në bibliotekën finlandeze në 1939-n, rikthehet 84 vjet më pas
-
Bibliotekës amerikane i kthehet libri i huazuar 93 vjet me vonesë
-
Bibliotekës angleze i kthehet libri 44 vjet me vonesë
-
Kthehet libri që u huazua në 1969-n në një bibliotekë amerikane