Çka ndodh nëse i përzieni 160 vezë, 8 kilogramë çokollatë të zezë dhe 15 kilogramë xhelatinë portokalli? Krijohet biskota më e madhe në botë, natyrisht!
Kuzhinierja britanike, Frances Quinn, theu rekordin botëror, që e mbante vetë, pasi e përgatiti biskotën më të madhe në botë, të njohur si “Jaffa Cake”. Më 2017, e kishte përgatitur po ashtu një biskotë të madhe.
Kjo biskotë është e madhe sa 6.557 biskota të zakonshme, ndërsa peshon rreth 80 kilogramë.
“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkëpunoja me McVitie (kompani për prodhim të çokollatave), për të thyer rekordin që e vendosa pesë vjet më parë", deklaroi Quinn, shkruan "SkyNews" të martën.
Biskota është e madhe për 300 persona.
Artikuj të ngjashëm
-
Krijohet pica më e madhe në botë, kaq ton përbërës u hodhën mbi të
-
Një grua thyen rekordin botëror për mbledhjen e suvenireve të Coca-Cola
-
Një grua në Spanjë thyen rekordin botëror për koleksionimin e kupave të vezëve
-
Turkja shënoi rekord botëror duke i çarë pesë shalqinj me kofshë
-
Kafeja mbërrin çmim rekord