Kuriozitet

Gjenerali i rremë amerikan mashtroi disa gra, ua mori afër 1 milion dollarë

Fake Army general scammed multiple women out of $1M

Një burrë nga Teksasi u arrestua për atë që autoritetet e kanë quajtur mashtrim romantik në internet. Ai, duke u paraqitur si gjeneral i ushtrisë, mashtroi disa gra duke përfituar në total afër 1 milion dollarë, raportoi AP-ja të mërkurën.

Fola Alabi i njohur edhe si Folayemi Alabi, 51 vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij dhe është paditur për mashtrim në internet, mashtrim përmes postës dhe pastrim parash, kanë thënë prokurorët federalë.

Alabi i cili pretendoi të ishte gjeneral i stacionuar jashtë vendit të tij, u miqësua me gra në rrjete sociale në data të ndryshme vitin e kaluar, duke fituar gradualisht besimin e tyre dhe duke bërë sikur ka interes romantik e personal.

Grave iu kërkua të dërgonin para për gjeneralin e rremë që ta ndihmonin t’i dërgonte gjësendet e tij në SHBA. Atyre iu kërkua të dërgojnë para në kompani në Teksas të kontrolluara nga Alabi ose dikush i lidhur me të.

Shumica e grave ishin në të 70-at e 80-at e tyre dhe të veja ose të divorcuara.

Një grua nga Arizona humbi 334.000 dollarë. Ajo ndjeu “turp, siklet dhe faj pse u mashtrua” dhe nuk kishte para të mjaftueshme për ushqim apo të paguante faturat.

Një 78-vjeçare nga Rhode Island dërgoi 60,000 dollarë dhe do të dërgonte edhe 240,000, por banka ku i kishte paratë kishte dyshime se ajo mund të ishte viktimë e mashtrimit dhe ia ngriu llogarinë, thanë autoritetet.

Në një rast të ngjashëm, Alabi paditet me mashtrimin e një gruaje në Florida, duke u shtirur sikur vëllai i saj.