Kuriozitet

Fundi i një epoke, New Yorku heq telefonin e fundit publik

Descriptive Text

New York City ka hequr telefonat e fundit publikë këtë javë, duke ndërprerë kështu një lloj komunikimi shumë të vjetër, shkroi The Guardian të martën.

Të hënën autoritetet hoqën telefonin e fundit me pagesë të vendosur në zonën Midtown. New York City filloi largimin e tyre në vitin 2015.

“Si një vendas, t’i thuash lamtumirë telefonit të fundit është e hidhur për shkak të vendit të spikatur që ata kanë mbajtur në peizazhin fizik të qytetit për dekada të tëra”, tha Matthew Fraser, nga zyra e teknologjisë dhe inovacionit.

Kanë qenë mbi 6000 telefona publikë në New York dhe tani janë zëvendësuar me kioska që ofrojnë internet, mbushës për telefona, e të tjera.

Një nga kabinat me telefonin me pagesë do të shkojë në muzeu për të qenë pjesë e ekspozitës që bëhet për të treguar si ka qenë jeta më parë në New York.