Kuriozitet

Alpinistja me një dorë u ngjit në lartësi 374 metra

Alpinistja Anoushé Husain u fut në Librin e Rekordeve “Guiness”, pasi me një dorë ia doli të ngjitej në një mur ngjitjeje në një hapësirë të mbyllur.

Siç bëri të ditur “Guiness” të martën, Husain nga Britania e Madhe, ka lindur vetëm me dorën e majtë, por që kjo nuk e ndaloi të ngjitej e të shënonte rekord botëror.

Ajo i ngjiti 374 metra lartësi në Qendrën e Ngjitjes në Londër.

Distanca e përshkuar u realizua me disa ngjitje.

“Krahu im është i vogël, por në fakt dominues në mur. Pra, më duhej të mësoja se si të ngjitesha vetëm me dorën e majtë, si të mbaja ekuilibrin e si të gjeneroja fuqi”, tha ajo.