Lëmsh

Nxënësit amerikanë synojnë ta thyejnë rekordin në “Duck, Duck, Goose”

 

Mbi 2 mijë nxënës të tri shkollave të mesme në Indiana të SHBA-së, u mblodhën për të tentuar të hynë në Librin e Rekordeve "Guiness", nëpërmjët lojës “Duck, Duck, Goose”.

Siç shkroi "Upi" të premten, loja zgjati rreth 16 minuta, në përputhje me rregullat e vendosura nga "Guiness". Zyrtarët e shkollës pretendojnë se nxënësit e kanë thyer rekordin, por kjo ende nuk është konfirmuar. Rekordi i fundit u shënua në vitin 2011, nga nxënësit e një shkolle në Missouri.