Një grua 82-vjeçare nga Maryland ka arritur që të diplomojë në nivelin bachelor në këtë moshë, njoftoi të shtunën “UPI”.
Mae Beale, ka arritur të realizojë ëndrrën e saj të kahershme duke ecur nëpër skenë për të pranuar diplomën, për të cilën studimeve iu kthye në fund të të 70-tave të saj.
82-vjeçarja ka një karrierë të gjatë si infermiere e licencuar, ndërsa diplomoi për menaxhim biznesi nga Universiteti i Marylandit, me qëllim për të ndihmuar në rritjen e biznesit të saj.
Beale ka thënë se ajo ka qenë duke punuar si infermiere e licencuar në Departamentin e Shëndetësisë dhe Qendrat e Shërbimeve Njerëzore për Medicare dhe Medicaid kur u frymëzua që të nisë karrierën e saj të re.
"Mbikëqyrësit e mi menduan se kisha diçka të veçantë. Kur punoja në Qendrat për Shërbimet e Medicare dhe Medicaid, organizova disa ngjarje të mëdha dhe të gjithëve u bënë përshtypje, kështu që fillova të koordinoja disa konferenca”, ka thënë ajo për ËJLA-TV.
Beale, e cila festoi ditëlindjen e saj të 82-të të martën, vetëm një ditë më pas, të mërkurën pranoi diplomën e saj.