Kuriozitet

Gruaja del lakuriq në Festivalin e Cannes në shenjë proteste

Një grua vrapoi nëpër tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes, për të protestuar kundër dhunës seksuale në Ukrainë, shkroi të shtunën BBC.

Protestuesja zhveshi fustanin për të zbuluar fjalët “mos na përdhunoni” të shkruara në trupin e saj, bashkë me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Ajo vrapoi duke bërtitur nëpër tapet, teksa forcat e sigurisë e kanë kapur dhe e kanë mbuluar.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se po hetojnë rastet e grave të përdhunuara nga forcat ruse gjatë pushtimit të disa pjesëve të shtetit.