Kuriozitet

Burri nga Britania kaloi 36 orë në luhatëse për të hyrë në “Guinness”

Një burrë nga Britania ka shpenzuar 36 orë në një luhatëse për t’u futur në Librin e Rekordeve “Guinness”.

Richard Scott 51-vjeçar nga Kinross në Angli, kishte filluar duke u lëkundur në 6:10 të mëngjesit të shtunën dhe e kishte përfunduar të dielën në mbrëmje.

Scott lejohej të pushonte nga pesë minuta çdo orë dhe ai i kishte ruajtur këto minuta për të bërë një sy gjumë, shkruan Upi.

Rotary Club në Kinross, ku Scott është anëtar, ka shpërndarë një video në Facebook.

“Ka qenë mirë, majat e këmbëve të mija më dhembnin por përveç kësaj unë kam qenë mirë. Ka qenë përvojë e mirë. Ka qenë sfiduese, por ka qenë vërtetë mirë. Jam shumë i emocionuar”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/watch/kinrossrotaryclub/