Lëmsh

Japonezi i shpenzon në bixhoz online paratë që iu transferuan gabimisht

 

Një 24-vjeçar nga Japonia, të cilit i janë transferuar gabimisht në llogarinë bankare mbi 300.000 dollarë, i ka humbur të gjitha duke luajtur bixhoz online, ka deklaruar avokati i tij, raporton BBC-ja të martën.

Japonezi i ka pranuar në llogarinë e tij saktësisht 357.400 dollarë, para këto nga një fond lehtësimi për COVID-19, të cilat duhej t’u ndaheshin 463 personave.