Kuriozitet

Një burrë në Florida detyrohet ta drejtojë aeroplanin pas problemeve shëndetësore të pilotit

Descriptive Text

Një burrë nga Florida është detyruar të marrë kontrollin e një aeroplani të vogël javën e kaluar, pasi gjatë udhëtimit piloti kishte probleme shëndetësore.

Darren Harrison nisi të komunikonte me radion e kontrollit, uli avionin në mënyrë të sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar Palm Beach në Florida të Jugut, edhe pse nuk kishte fare përvojë në pilotim, shkruan Upi.com.

“Unë nuk kisha asnjë ide se si të drejtoja aeroplanin”, ka thënë ai.

Të dielën, Harrison tha se ishte një përvojë jashtëzakonisht e frikshme edhe pse ai e kishte ruajtur gjakftohtësinë.

Kontrollorët e trafikut ajror dhe instruktori i fluturimit, Robert Morgan e këshilluan me sukses Harrisonin për një ulje të sigurt.

“Në momentin kur ndalova avionin, atëherë e dija se çfarë saktësisht po bëja”, tha Harrison. “Isha shumë i qetë dhe i mbledhur gjatë gjithë kohës, sepse e dija se ishte një situatë për jetë a vdekje. Ose bëni atë që duhet të bëni për të kontrolluar situatën ose do të vdisni. Dhe kjo është ajo që bëra”, ka thënë ai

Harrison, 38 vjeç dhe piloti po ktheheshin në Florida nga Bahamas javën e kaluar kur ndodhi urgjenca. Aeroporti Ndërkombëtar Palm Beach ndodhet rreth 70 milje në veri të Miamit.