Një pasagjer pa përvojë në fluturim të aeroplanit, e uli sigurt një aeroplan me ndihmën e kontrollorit të trafikut ajror, pasi piloti humbi ndjenjat, raporton “Daily Mail”.
Piloti uli aeroplanin e vogël Cessna 208 Caravan, ndërsa fluturimi kishte nisur nga Bahamet dhe destinacioni ishte Florida.
Drama nisi të martën pasdite.
“Kam një situatë serioze këtu. Piloti im është pa ndjenja. Nuk ia kam idenë si ta fluturojë aeroplanin”, dëgjohet pasagjeri t’i thotë kontrollit të trafikut ajror në Fort Pierce.
Kontrolli më pas e pyet atë për pozicionin.
“Nuk ia kam idenë. Mund ta shoh bregun e Floridas para meje. Nuk di më tepër”, thotë pasagjeri.
Kontrollori i tha se do të mundohet ta gjejë.
“Mbaje balancin e krahëve të aeroplanit dhe thjeshtë ndiqe bregun, në veri apo jug. Ne po mundohemi të shohim në radar”, thotë kontrollori.
Në audion katërminutëshe dëgjohet se si pasagjeri i qetë po tenton të zbulojë se çfarë të bëjë.
Ai u zbulua më pas duke fluturuar në bregun e Boca Raton dhe kontrollori arriti ta drejtonte te aeroporti i Palm Beach dhe e ndihmoi të ulte aeroplanin.
“Jeni dëshmitar se si pasagjerët ulën një aeroplan”, thotë kontrollori i trafikut ajror nëpërmjet radios.
Piloti u dërgua në spital, nuk raportohet se në çfarë gjendje është.
John Nance, një ekspert i aviacionit, i ka thënë “ABC 25” se ulja e një aeroplani kaq kompleks nga dikush që nuk ka përvojë në fluturim të aeroplanëve është arritje e jashtëzakonshme.
“Është hera e parë që po e dëgjoj një gjë të tillë”, tha Nance.
This is brand new video (courtesy of Jeff Chandler) of a passenger landing a plane today at PBIA.
— Ari Hait (@wpbf_ari) May 11, 2022
His pilot had passed out, and the passenger with zero flight experience was forced to land the plane.
Team coverage of this amazing landing is on @WPBF25News at 11. pic.twitter.com/jFLIlTp6Zs