Kuriozitet

Zbulohet në Oqeanin Indian peshku me fytyrën të pikëlluar

Peshku me fytyrë të pikëlluar i zbuluar në Oqean Indian

Shkencëtarët australianë kanë zbuluar një specie të re të peshqve me fytyra të ngrira, raporton “Daily Mail”.

Hulumtuesit thonë se dy llojet e reja të peshqve u zbuluan me një pajisje 100 mijë dollarëshe që u dërgua në thellësi 6.5 kilometra në Oqeanin Indian.

Ekipi i Universitetit Minderoo në Australi Perëndimore po eksploron në thellësi të Oqeanit Indian.

Alan Jamieson ka treguar për “The Sydney Morning Herald” se peshku ka nisur të shkrihet pak minuta pasi është nxjerrë nga thellësia prej 6500 metra.

“Derisa peshqit janë në kurth ata fillojnë të ‘piqen’ pasi nuk kanë qenë kurrë në temperatura prej 25 gradë Celsius në 10 milionët vjetët e fundit. Me të arritur në kuvertë të anijes ka 20 minuta maksimalisht për të mbijetuar. Të treten para syve tënd”, tha Jamieson.

Teknologjitë e avancuara kanë bërë të mundur zbulimin e specieve që jetojnë në thellësi të mëdha të oqeaneve.

Në shtator të vitit 2018, shkencëtarët zbuluan një specie të re të peshqve që jetojnë gati 8000 metra nën Oqeanin Paqësor, në afërsi të Perusë.

Image