Lëmsh

Një grua ia thyen vezën në kokë politikanit australian

 

Një grua ia ka thyer një vezë në kokë politikanit australian Craig Kelly në një park në Melbourne, gjatë një proteste në fundjavë, ndërsa e akuzoi atë se është adhurues i nazistëve, raporton Euronews.

Kelly, lider i Partisë së Bashkuar të Australisë, ka reaguar duke e quajtur atë “turp”. Policia e Victorias ka thënë se po e heton rastin.