Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja që së shpejti bëhet 100 vjeçe shton edhe një tatuazh në trup

Një grua nga Michigani së shpejti do ta festojë një ditëlindje të veçantë.

Gloria Weberg ka bërë tatuazh "NY NY 1922" në krahun e saj të majtë, vitin dhe vendin e lindjes.

Weberg mbush 100 vjeç më 2 mars, një moshë jo tipike për të vizituar një artist tatuazhesh. Por kjo është ajo që ajo ka bërë çdo 10 vjet që kur mbushi 80 vjeç, raportoi The Herald-Palladium.

Ajo ka vitin e saj të lindjes dhe New Yorkun dhe shtatë yje që përfaqësojnë fëmijët e saj, të cilat ajo i shtoi në moshën 90-vjeçare.

Weberg dhe burri i saj i ndjerë rritën familjen e tyre në zonën e Çikagos. Ajo mori një diplomë kolegji në moshën 55 vjeçare nga Universiteti Shtetëror i Çikagos dhe punoi si punonjëse sociale.

Edhe Kaia Gerber: Shumica e grave grimohen për vete, jo për të tjerët Showbiz 6 muaj më parë Kaia Gerber: Shumica e grave grimohen për vete, jo për të tjerët

"Sekreti im është të qenurit aktiv", tha Weberg kur u pyet për jetëgjatësinë e saj.

Ajo bën gjimnastikë duke parë lajme televizive dhe shijon rregullisht një gotë verë të kuqe.