Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden, kanë shtuar më në fund macen e premtuar prej kohësh në familjen e tyre të kafshëve shtëpiake.
Emri i saj është Willow dhe është një mace 2-vjeçare, me sy të gjelbër, gri dhe e bardhë nga Pensilvania.
“Willow po vendoset në Shtëpinë e Bardhë me lodrat e saj të preferuara, ëmbëlsirat dhe shumë hapësirë për të nuhatur dhe eksploruar”, tha Michael LaRosa, zëdhënësi i zonjës së parë.
Jill Biden kishte se do të sillnin një kotele në Shtëpinë e Bardhë, por mbërritja e saj ishte vonuar. Muajin e kaluar, Shtëpia e Bardhë tha se macja do të vinte në janar, raporton AP.
Zonja e parë e quajti Willow sipas vendlindjes së saj Willow Grove.
{gallery}