Kuriozitet

25 qytetet me ushqimin më të mirë në botë

Descriptive Text

Lexuesit e revistës së udhëtimit Travel + Leisure zgjodhën qytetet me ushqimin më të mirë.

Njohja me kuzhinën e një kombi të caktuar është pjesë përbërëse e çdo udhëtimi, sepse është një nga mënyrat më të mira për të njohur kulturën dhe zakonet e tij.

Përpara udhëtimit tuaj të ardhshëm, sigurohuni që destinacioni juaj i zgjedhur të jetë në listën e qyteteve më të mira për ushqimin.

1. Oaxaca, Meksikë

Vendlindja e kulturës mezkala, Oaxaca është në vendin e parë këtë vit. Ajo është e njohur për mënyrën se si kombinon traditën e saj të kuzhinës me shijet inovative të kuzhinës moderne meksikane.

2. Beirut, Liban

Kryeqyteti libanez dhe pjatat tradicionale të përgatitura nga shefat e kuzhinës libaneze vazhdojnë të bëjnë përshtypje vit pas viti.

3. New Orleans, SHBA

Gatimet tradicionale nga ky qytet kanë qenë gjithmonë të jashtëzakonshme, por ky qytet jugor është kthyer në një vend perfekt për të shijuar ushqimet.

4. San Sebastian, Spanjë

Është shtëpia e disa prej pjatave më të mira me ushqim deti në botë.

5. Firence, Itali

Ushqimi i Firences po shfaqet gjithnjë e më shumë në mbarë botën në disa nga restorantet më të famshme.

6. Romë, Itali

Gelato, karbonara dhe pica janë vetëm fillimi - bollëku i vendeve të kuzhinës dhe restoranteve tradicionale të udhëhequra nga brezat e së njëjtës familje i japin qytetit nofkën "Qyteti i përjetshëm".

6. Kyoto, Japoni

Nuk ka vend më të mirë në këtë qytet për të provuar ushqimin se Giona në Kyoto - një lagje përgjatë bregdetit me rrugë të vogla plot me restorante.

8. Charleston, SHBA

Në këtë qytet mund të vizitoni festivalin e famshëm të ushqimit dhe verës.

8. Tokyo, Japoni

Ndonëse mund të mos dëshironi ta vizitoni këtë qytet japonez vetëm për të ngrënë (ka shumë gjëra që mund të shihni dhe bëni), një vizitë në restorante tematike, me reputacion dhe të fshehur duhet patjetër të jetë në rendin e ditës. Ky qytet ka më shumë se 60 mijë restorante.

10. San Miguel de Allende, Meksikë

San Miguel de Allende është bërë shtëpia e disa prej kuzhinierëve më të talentuar dhe novatorë në vend. Por ende mbizotërojnë gatimet lokale, tradicionale që kanë qenë gjithmonë aty.

Pjesa tjetër e listës vijon:

10. Singapor, Singapor

12. Paris, Francë

13. New York City, SHBA

13. Lyon, Francë

14. Bologna, Itali

15. Chiang Mai, Tajlandë

16. Mexico City, Meksikë

18. Aix en Provence, Francë

18. Chicago, SHBA

19. Bangkok, Tajlandë

20. Barcelona, ​​Spanjë

21. Mendoza, Argjentinë

22. Osaka, Japoni

23. Hong Kong, Kinë

25. Madrid, Spanjë