Lëmsh

19-vjeçarja shënon rekord, fluturoi e vetme rreth botës

Foto: AP
 

Pilotja 19-vjeçare belge-britanike Zara Rutherford vendosi një rekord botëror si gruaja më e re që fluturoi e vetme rreth botës, duke prekur tokën me avionin e saj të vogël në Belgjikën perëndimore të enjten – 155 ditë pasi u nis.

Rutherford do ta gjejë veten në librin e rekordeve botërore Guinness pasi vendosi rekordin që mbante aviatorja 30-vjeçare amerikane Shaesta Waiz që nga viti 2017.