Lëmsh

Zbulohen figurat nga dylli të presidentit amerikan Biden dhe zv. presidentes Harris

 

Madame Tussauds në New York ka zbuluar figurat nga dylli të presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe të zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris, për të njohur vitin e parë të tyre në Shtëpinë e Bardhë, raporton agjencia AP.

Është traditë për Madame Tussaudsin që të krijojë figura dylli për secilin president të SHBA-së, por është hera e parë që muzeu po ashtu krijoi një figurë nga dylli edhe të zëvendëspresidentit.