Lëmsh

Elon Musku i fshehur i Afrikës

 

Elon Musk ka arritur të bëhet njeriu më i pasur në botë falë krijimeve të tij. Pos që i parapriu tregut të veturave elektrike me “Teslan”, ai ka nisur revolucionin edhe në tregun e aeronautikës. Megjithatë, talentin që ka shfaqur ai, e ka edhe dikush tjetër. Por s’i ka mundësitë.

Kelvin, një djalë nga Gana, njihet si “Elon Musku i fshehur i Afrikës”. Jo për pasurinë, por për shkak të krijimit të veçantë të tij. Ai ka arritur ta krijojë një veturë nga asgjëja. Për “Nas Daily” vetë Kelvin ka deklaruar se njihet me emrin “Elon Musk”, ndërsa ka treguar se ka pasur dëshirë të merret me vetura që nga mosha 10-vjeçare.