Së fundmi, policia kapi një mafioz italian pasi e pikasi në Google Street View – i fundit në një listë të krimeve të zgjidhura përmes aplikacionit.
Ferma sekrete droge e madje edhe grabitja e një 14-vjeçari doli në dritë falë këtij aplikacioni.
Disa nga shembujt e krimeve të zgjidhura përmes Google Maps:
1. Vrasësi mafioz
Policia kapi mafiozin italian pasi e pikasi atë në Google Maps. Sipas Telegraphit, Giocchino Gammino ishte i dënuar për vrasje dhe më pas u arratis nga burgu 20 vjet më parë para se të përfundonte në Spanjë.
Ai mendoi se i iku hetuesve pas afër dy dekadash në arratisje – por, ata ishin në gjendje ta gjurmonin.
Gammino po jetonte i qetë në Spanjë ku kishte hapur një dyqan frutash dhe perimesh nën një emër të rremë. Hetuesit ishin në gjendje ta gjenin përmes Google Maps.
Imazhi nga aplikacioni tregonte atë, jashtë dyqanit në qytetin Galapagar. Ai kishte ndërruar emrin në Manuel. U arrestua më 17 dhjetor vitin e kaluar, shkruan Sun.
Ai ishte habitur kur u kap nga policia dhe kishte thënë: “Nuk kam telefonuar as familjen time për 10 vjetët e fundit”.

2. Shitësit e drogës
Google Earth nuk ka kapur vetëm tregtinë e kanabisit.
Më 2010, tre shitës heroine u kapën duke shitur drogë në një qoshe të rrugës në Nee York, kur ata u kapën nga Google Street Viee.
Shaundell Dade, Jamel Pringle dhe Jonathan Paulino u kapën në imazh në një zonë të njohur për shitjen e drogës.

3. Grabitja në pikë të ditës
Edhe kriminelët që kryen krime në ambiente të mbyllura, janë kapur nga Google Maps.
Më 2011, shtëpia e një gruaje u thye nga dy grabitës të armatosur në Oklahoma. Viktima e traumatizuar tha se zgjati mbi një orë dhe se mendonte se do të vdiste.
Ajo u dëshpërua pasi policia nuk gjeti gjurmët për të çuar deri në arrestimin e dikujt.
Pastaj, më 2014 një mik i saj e shikoi shtëpinë e viktimës në Google Street Viee dhe jashtë pa dy burra që i përshtateshin përshkrimit të grabitësve.
Policët menjëherë lëshuan thirrje për informacione për ta.

4. Ferma e fshehur e kanabisit
Policët e Zvicrës gjetën fermë kanabisi të fshehur në mes të një fushe me misër më 2009.
Plantacioni gjigant me kanabis i cili u kap nga Google Earth çoi në arrestimin e 16 personave dhe sekuestrimin e mbi 1 ton marihuanë.

5. Grabitësit e fëmijës
Edhe pse banorja në Oklahoma duhej të priste me vjet për drejtësinë e Google Earth, një rast i famshëm grabitjeje u zbulua në disa muaj.
Më 2008, një 14-vjeçar me biçikletë në Holandë u zu në pritë dhe u grabit.
Policët nuk mundën ta ndihmojnë viktimën, deri kur ai vetë bëri një zbulim të mahnitshëm gjashtë muaj më vonë.
Duke shikuar vendin ku ishte grabitur me Street View, djali gjeti imazhet e atij momenti.
Ai menjëherë thirri policinë dhe ata kontaktuan Googlen për t’i kërkuar që t’i kthjellojnë fytyrat e grabitësve.
Policia i identifikoi sulmuesit si vëllezër të cilët ishin të njohur për sistemin e drejtësisë holandeze.
