Kuriozitet

Zbulohet shumëkëmbëshi me mbi 1000 këmbë në Australi

Shumëkëmbëshi i parë me më shumë se 1000 këmbë u zbulua në Australinë perëndimore.

Specia, i cili është shumëkëmbëshi i parë "i vërtetë", ka 1306 këmbë dhe u gjet në 60 metra nën tokë në një zonë minierash në rajonin Goldfields.

Studiuesit e kanë quajtur specien e re “Eumillipes persephone”, duke iu referuar perëndeshës greke të nëntokës, Persephone.

Ai thyen rekordin e mëparshëm të vendosur nga “Illacme plenipes”, i cili u gjend në Kaliforninë qendrore dhe ka deri në 750 këmbë.

Bruno Buzatto, biolog, e përshkroi gjetjen si "tepër me fat".

"Këto specie ishin kaq unike", tha Buzattom shkruan Guardian.

Ai ka një trup të gjatë, si fije, që përfshin deri në 330 segmente, me këmbë të shkurtra dhe një kokë në formë koni. Ashtu si kafshët e tjera që jetojnë në errësirë ​​të vazhdueshme, ajo është e verbër dhe e zbehtë.