Kuriozitet

Shqiptari kap fotot unike në Falklands me luanët e detit që bëjnë dashuri

Descriptive Text

Genti Cena, një fotograf i dhënë pas kafshëve të egra, po kthehej nga një udhëtim familjar kur u gjet përballë një skenë të rrallë dhe vendosi ta përjetësonte atë përmes fotoaparatit, në ishujt Falklands, shkruan Daily Mail të mërkurën.

Imazhet e zëna prej tij tregojnë oficerët duke përdorur kone për të rrethuar rrugën dhe për të mbrojtur luanët e detit - të cilët kishin shmangur një gardh metalik, pak larg trotuarit.

“Pashë dikë që po postonte në Facebook se luanët e detit po shkonin drejt rrugës. Kur mbërrita ata ishin arratisur nga gardhi, duke vulosur marrëdhënien e tyre. Gjysmë ore më vonë erdhën dy policë dhe bllokuan rrugën nga të dyja anët. Unë u largova pas gjysmë ore dhe luanët e detit ishin ende atje, mendoj se më vonë i ndoqën deri në det", tha Cena, një shqiptar me origjinë nga Dibra.

Ishujt Falklands janë shtëpi e luanëve të detit dhe fokave të elefantit.

Luanët e detit mbërrijnë në ishuj në fund të shtatorit për sezonin e shumimit, i cili zakonisht zgjat deri në fundvit. Më pas, rrisin të vegjlit e tyre në tokë, diku deri në prill. Më pas vazhdojnë jetën në ujëra.

Ishujt Falklands janë territor britanik dhe për këtë vend, më 1982 pati një luftë 3-mujore mes Britanisë dhe Argjentinës. Ishujt ndodhen në jug të Amerikës Latine.

Image