Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pse dhelpra konsiderohet dinake – shpjegimet mitologjike për këtë kafshë

Tash e qindra vjet ekziston thënia tradicionale se dhelpra është dinake. Kjo e ka përkufizuar më së miri këtë lloj kafshe, shpeshherë duke nxitur edhe urrejtje ndaj saj.

Por si ka lindur kjo sentencë?

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhelpra, e njohur si ‘Vulpes vulpes’, është ndër kafshët që për kapjen e gjahut tenton shumë mënyra. Duke shfrytëzuar trupin e tyre të leshtë, ato mund të futen në çdo skutë, e të kapin atë që kanë synim, si zogjtë, pëllumbat, pulat, lepujt, vezët, e të tjera.

Dhelprat një pjesë të gjahut e kryejnë natën. Kjo për shkak të shikimit të mprehtë që kanë, duke e vëzhguar prenë nga largësia.

Kjo kafshë është shumë e mirë edhe në gërmimin e tokave, duke krijuar zgavra në të cilën gjen minj e zvarranikë. Dhelprat janë të shpejta dhe është gati e pamundur të kapen me dorë. Ato i shfrytëzojnë mirë këmbët e vogla, që të sulen në gjah e të ikin kur ndjejnë rrezikun.

Ku fshihet dinakëria e dhelprës?

Në kulturën e lashtë kelte, në mitologjinë e hershme të Mesopotamisë, dhelpra konsiderohej si një ndër kafshët më të shenjta. Kjo për shkak të mendjes së “gjallë” e të shpejt. Derisa zakonisht qëndrojnë në male e hapësira të mbuluara me shkurre, dhelprat janë konsideruar edhe si roje të malit.

Sipas mitologjisë greke, dhelprat ishin dërguar nga Zoti për t'i dënuar njerëzit e qytetit të Tebës, që atëbotë kishin kryer një krim.