Kuriozitet

Balancoi një veturë mbi kokë, britaniku thotë se nuk do të ndalet me vendosjen e rekordeve

Personi i fuqishëm që ishte bërë i famshëm për balancimin e një veture Mini mbi kokën e tij thotë se dëshiron të arrijë 100 rekorde të botës para se të pensionohet, raporton BBC.

“Kisha afro 165 kilogramë në kokën time. Një rrëshqitje dhe do të shembej sipër meje e me gjasë do të më shtypte e vriste”, tregon Evans për balancimin e Minit mbi kokë.

John Evans 74-vjeçar, që nisi rekordet e tij si punonjës në ndërtimtari, ka shtuar se përkushtimi dhe vullneti e kanë ndihmuar të tejkalojë sfidat.

Evans nga Derbyshire i Anglisë, thotë se ka mbledhur mbi 250 mijë funte për bamirësi, nga rekordet e tij të balancimit të gjërave mbi kokë, rekorde që e kanë dërguar nëpër botë.

“Kur ke gjërat të balancuara mbi kokë duket se nuk ka asgjë atje se thjeshtë je në parajsë. Thjeshtë po i balancon. E gjitha që mund të dëgjosh janë duartrokitjet nga adhuruesit. Mendon se për balancim të duhen dy sytë, por unë kam vetëm një. Si e bëj këtë?” – thotë Evans.

Ai tregon për fillimin e kësaj karriere.

“Nisa si 17-18 vjeç. Punoja në ndërtimtari. Dhe ishte detyrë e imja të sillja tjegullat lartë. E bëra një lloj kapele speciale për kokën time, mora 20 tjegulla dhe i ngjita lartë shkallëve. Dukej argëtuese për njerëzit, si diçka e cirkusit. Më pas Guinessi më kontaktoi dhe më thanë se janë interesuar të më fusin në librin e rekordeve të Guinnessit”, ka treguar Evans.

John thotë se ka 98 rekorde të botës, përfshirë 50 që njihen nga Libri i Rekordeve të Guinnessit.