Lëmsh

Amerikani djeg shtëpinë e tij milionëshe në përpjekje për të shpëtuar nga gjarpërinjtë

 

Një pronar shtëpie në Maryland të SHBA-së, i cili u përpoq të çlironte shtëpinë e tij nga një infektim i gjarpërinjve duke i tymosur ata, i vuri flakën pronës së tij në vlerë prej 1,8 milionë dollarë.

Pronari i paidentifikuar i shtëpisë përdori qymyr si një burim nxehtësie në një përpjekje për t'i tymosur gjarpërinjtë, por e kishte vendosur atë shumë afër lëndëve të djegshme, duke shkaktuar zjarrin masiv më 23 nëntor, kanë bërë të ditur hetuesit e zjarrit.