Një pronar shtëpie në Maryland të SHBA-së, i cili u përpoq të çlironte shtëpinë e tij nga një infektim i gjarpërinjve duke i tymosur ata, i vuri flakën pronës së tij në vlerë prej 1,8 milionë dollarë.
Pronari i paidentifikuar i shtëpisë përdori qymyr si një burim nxehtësie në një përpjekje për t'i tymosur gjarpërinjtë, por e kishte vendosur atë shumë afër lëndëve të djegshme, duke shkaktuar zjarrin masiv më 23 nëntor, kanë bërë të ditur hetuesit e zjarrit.
Zjarri filloi rreth orës 22:00 në bodrumin e pallatit shumëkatësh prej 6228 metrash katrorë, i vendosur në Dickerson, përpara se të përhapej në të gjithë pjesën tjetër të shtëpisë, raportoi WJLA.
Në kohën kur mbërritën rreth 75 zjarrfikës, çatia dhe një pjesë e strukturës së saj tashmë ishin shembur.
Zjarrfikësit u penguan gjithashtu nga mungesa e hidrantëve të zjarrit në pronë, e cila ndodhet rreth 96 kilometra në lindje të Baltimores.
Zyrtarët nuk thanë se çfarë lloj gjarpërinjsh hyrë në shtëpi, por një ekspert i jetës së egër ka deklaruar se nuk ishte e pazakontë që zvarranikët të kërkonin strehim në mot të ftohtë.
Nga zjarri, i cili u cilësua aksidental, nuk ka persona të lënduar.
