Një grua është bërë e mbijetuara e COVID-19 më e moshuar e Britanisë, pasi u shëruar nga sëmundja pak para ditëlindjes së 107-të.
Pat Aldridge ka kaluar pesë ditë në spital ku i nevojitet oksigjen.
Doktorët mbetën të habitur kur ajo u shërua plotësisht dhe ishte e aftë të dilte nga spitali e të kthehej në shtëpi.
Një ditë pasi u lirua nga spitali, ajo tashmë po merrte pjesë në kuize, kafet e mëngjesit, qepje dhe në ecjet rutinë.
Ishte në gjendje edhe të festonte ditëlindjen e saj me një festë bashkë me familjarët, shkruan Mirror.
Pat u lind më 26 nëntor 1914, katër muaj pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Ajo ishte një nga tetë fëmijët dhe e vetmja nga ta që ka arritur moshën 100 vjeç.