Lëmsh

1.000 dollarë për të gjetur qaforen e qenit të ish-presidentit amerikan

 

Një stacion radioje që i shërben qytetit të lindjes së ish-presidentit të SHBA-së, Warren G. Harding, në Ohio, thotë se një shpërblim i ofruar nga një prej dëgjuesve të tij po jep shpresë të re për të gjetur qaforen e qenit që nuk gjendet prej kohësh pasi u vodh nga shtëpia e tij historike.

Scott Spears, drejtues i një emisionit, tha se donatori i shpërblimit prej 1000 dollarësh kërkoi të mbetej anonim.