Shkencëtarët kanë identifikuar atë që duket të jetë një copë e vogël e Hënës që po ndjek orbitën e Tokës rreth Diellit.
Asteroidi me emrin Kamo’oalewa u zbulua më 2016, por deri tash është bërë e ditur shumë pak për të. Vëzhgimet e reja sugjerojnë se mund të jetë një fragment nga hëna që është hedhur në hapësirë nga një përplasje e lashtë hënore.
Kamo’oalewa është një nga kuazi-satelitët e Tokës, një kategori asteroidi që rrotullohet rreth Diellit, por mbetet relativisht afër planetit – në këtë rast rreth 9m milje larg.
Edhe pse afër në aspektin astronomik, asteroidi është 4 milionë herë më i zbehtë se ylli më i zbehtë që mund të shihet me sy të lirë.
Duke përdorur teleskopë specialë në Arizona, astronomët gjetën se Kamo’oalewa ngjason me gurët hënorë nga misionet e Apollos së NASA-s, duke sugjeruar kështu origjinën e tyre nga hëna.
Ekipi është i paqartë se si copa e Hënës kaloi në hapësirë, sepse nuk ka një asteroid tjetër që njihet të ketë origjinë hënore.
© KOHA.