Kuriozitet

Studentët padisin shkollën në Teksas pasi nuk po i lejon djemtë të mbajnë flokë të gjata

Shtatë studentë do ta padisin një shkollë në rajonin e Teksasit për shkak të kodit të saj të veshjes, i cili ua ndalon djemve që të mbajnë flokë të gjata.

Sipas padisë, zyrtarët e shkollës e kanë suspenduar një djalë 9 vjeç për një muaj të tërë, e ndaluan atë nga pushimi dhe pushimet normale të drekës si ndëshkim për flokët e gjatë.

Ai dhe disa studentë të tjerë, të moshave 7-17 vjeç kanë deklaruar se kjo politikë po shkel Kushtetutën dhe Titulli IX - një ligj federal që ndalon diskriminimin seksual.

Shkolla ndërkohë ka thënë të enjten se është duke e shqyrtuar padinë.

Distrikti shkollor i Pavarur Magnolia "respekton pikëpamje të ndryshme dhe ne respektojmë të drejtat e qytetarëve për të mbrojtur ndryshimin”, ka thënë zëdhënësja Denise Meyers për mediat amerikane.

Sipas politikës së kodit të veshjes, djemtë nuk mund të mbajnë flokët mbi sy, të kalojnë pjesën e poshtme të veshëve ose të kalojnë pjesën e poshtme të jakës së këmishës. Duke u përballur me reagime të kundërta këtë verë, Magnolia mbrojti politikën, duke thënë se ajo "pasqyron vlerat e komunitetit tonë në përgjithësi".