Kuriozitet

Disa nga gjërat e Al Capones shiten në ankand për 3 milionë dollarë

Al Capone mund të ketë vdekur gati 75 vjet më parë, por interesi për gangsterin famëkeq të Çikagos është shumë i gjallë pasi disa nga pasuritë e tij të çmuara u shitën në ankand gjatë fundjavës për të paktën 3 milionë dollarë.

Familja Capone shiti disa nga gjërat e tij, përfshirë edhe revolen e tij të preferuar në një ankand në Kaliforni, shkruan AP.

Ngjarja u mbajt në një klub privat dhe mblodhi diku 1.000 blerës, përfshirë 150 që morën pjesë për katër orët e gjata të ngjarjes.

Të përfshira ishin edhe disa stoli prej diamantesh dhe fotografi të familjes.