Kuriozitet

Pjata italiane e shekullit të XVI shitet për më shumë se 1,7 milionë dollarë

Një pjatë e rrallë italiane e shekullit të 16-të në të cilën është vizualizuar rrëfimi biblikal për Samsonin dhe Delilahn dhe e cila është gjetur e braktisur në një sirtar, ka arritur që të shitet në ankand për më shumë se 1,7 milionë dollarë.

Sipas llogaritjeve, vlera e shitjes është 10 herë më e madhe se vlera e saj origjinale.

Pjata e cila ka diametër prej 27 centimetrash, besohet se është prodhuar nga Nicola da Urbino, rreth viteve 1520-1523.

Për blerjen e pjatës ka pasur një numër të madh të ofertave, derisa ankandi është zhvilluar online. Ofertuesi i cili ka fituar ankandin ka ardhur nga një burim anonim.