Pasagjerët e avionëve privatë së shpejti do të mund të udhëtojnë nëpër ajër dhe "nën ujë" në të njëjtën kohë falë një koncepti të ri unik për kabinën.
Specialisti për rregullimin dhe mirëmbajtjen e aeroplanëve Lufthansa Technik ka zbuluar paraqitjet për një dizajn të ri të kabinës për Airbus Corporate Jet ACJ330 që u lejon atyre në bord të "zbulojnë botën" gjatë rrugës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoncepti i kabinës "Explorer" frymëzohet nga super jahtet eksploruese, të cilët kanë tendencë të jenë ose të ndërtuar me qëllim, ose të konvertuar, në mënyrë që të sigurojnë udhëtime në distanca të gjata në zona të izoluara të botës, shkruan CNN.
Projektuar për të akomoduar rreth 10 deri në 16 pasagjerë, qëllimi i tij kryesor është të sigurojë përvojën më pozitive të udhëtarëve në bord, sipas kompanisë gjermane.
Përveç elementeve klasikë që gjenden zakonisht në avionët privatë, të tilla si dhoma gjumi, tualet, madje edhe zyra dhe zona ngrënieje, dizajni "Explorer" përmban një sistem projektimi që mund të mbulojë muret e brendshme dhe tavanet me pothuajse çdo lloj vendosjeje sipas dëshirës së bordit, përfshirë një botë nënujore.