Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duket të ketë harruar emrin e kryeministrit të Australisë.
Gjatë një video konference të mbajtur të mërkurën, për të shpallur paktin e sigurisë krijuar mes SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë, Bideni pasi dëgjon fjalimin e kryeministrit britanik, kthehet nga ekrani tjetër ku pritej të fliste kryeministri australian, Scott Morrison.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, në ato momente Bideni meqë nuk e mbante në mend emrin e Morrisonit, i drejtohet atij me “ai shoku aty”.
Takimi virtual i tre liderëve të tri shteteve është mbajtur për të diskutuar paktin e sigurisë të quajtur “Aukus” në Paqësor. Ky pakt është kundërshtuar ashpër nga Kina.