Kuriozitet

Vriten mbi 1400 delfinë në Ishujt Faroe

Praktika e gjahut të delfinëve në Ishujt Faroe është përcjellë me kritika të ashpra, pasi më tepër e 1400 delfinë janë vrarë në atë që besohet se është rekord, raporton BBC.

Delfinët janë therur në territorin në veri të Atlantikut të dielën.

Anijet kanë ndjekë delfinët duke i dërguar te ujërat e cekëta në plazhin Skalabotnur në Eysturoy, para se të vriteshin me thika.

Delfinët e ngordhur më pas u morën dhe iu dërguan banorëve vendas për konsumim.

Xhirimet e këtij gjahu janë publikuar në rrjete sociale duke ngjallë kritika. Uji ishte kthyer në gjak, ndërsa qindra persona po shikonin ngjarjen në plazh.

I njohur si Grindadrap, ndjekja e gjitarëve të ujërave – kryesisht balena – është traditë që është praktikuar me qindra vjet në Ishujt Faroe.

Qeveria e Ishujve Farore ka thënë se afro 600 balena kapen çdo vit mesatarisht.

Delfinë të bardhë kapen në numra më të vegjël, si shembull 35 vitin 2020 e 10 vitin 2019.