Kuriozitet

Shpella me vizatime të lashta shitet në ankand

Një shpellë në Missouri e cila ka vizatime të amerikanëve autoktonë prej më shumë se 1,000 vjetësh, u shit në ankand të martën, ndërkaq liderët vendas u zhgënjyen pasi kishin shpresuar ta blinin tokën për ta mbrojtur.

Një blerës pranoi ta blinte për 2.2 milionë dollarë, raporton AP.

Shpella ka qenë vend për rituale të shenjta dhe varrosjen e të vdekurve.

Aty ka vizatime të njerëzve, kafshëve, zogjve dhe krijesave mistike. Para disa vjetëve, analizat që iu bën mostrave determinuan se vizatimet ishin 1000-vjeçare.