Lëmsh

Pa turistë, majmunët e uritur të Balit mësyjnë shtëpitë

Foto: AP
 

Të privuar nga burimi i tyre i preferuar i ushqimit - bananet, kikirikët dhe të mirat e tjera të sjella nga turistët që tani mbahen larg për shkak të koronavirusit - majmunët e uritur në ishullin turistik të Balit kanë sulmuar shtëpitë e fshatarëve në kërkim për diçka të shijshme.

Fshatarët në Sangeh thonë se majmunët kanë dalë nga një vend rreth 500 metra larg për të qëndruar në çatitë e tyre dhe presin kohën e duhur për të zbritur dhe rrëmbyer një meze të lehtë, raporton AP.