Kuriozitet

Kapet në kamerë breshka gjigante që ha një zog

Është kapur në video momenti kur një breshkë gjigante sulmon dhe ha një zog në ishullin Fregate të Seychelles.

Mbrojtësit e natyrës dhe kafshëve të egra kanë kapur këtë moment, ndërsa edhe kanë sqaruar për BBC-në atë moment.

Aty shihet se breshka lëvizë ngadalë duke iu afruar zogut të ri i cili nuk mund të fluturonte. Më pas, e ha.

Anna Zora nga Fondacioni “Fregate Island” ka thënë se mund të jetë e vetmja që ka parë një akt të tillë ndonjëherë dhe që ta ketë xhiruar.