Lëmsh

Një grua në SHBA fiton 1 milion në lotari, biletën e bleu pasi iu anulua fluturimi

 

Një gruaje nga Missouri në SHBA i ishte anuluar fluturimi, por jeta e saj ndryshoi shumë shpejt për të mirë. Ajo fitoi 1 milion euro nga Lotaria e Floridas me një biletë që e bleu pas anulimit të fluturimit, raporton agjencia AP.

Angela Caravella 51-vjeçare ka marrë çmimin 1 milion dollar muajin e kaluar në lotarinë me bileta gërvishtëse, siç ka njoftuar Lotaria e Floridas të enjten.