Lëmsh

Tesla mban vetë drejtimin dhe ndalet në autostradë pasi shoferin e zë gjumi

 

Disa fotografi të bëra me një telefon tregojnë pamjet kur sistemi i autopilotit të veturës Tesla Model S, ndal veturën nga lëvizja pasi shoferin e saj të dehur e zë gjumi gjatë ngasjes.

Rasti ka ndodhur në një autostradë të Norvegjisë, kur sistemi teknologjik i veturës kishte vërejtur se shoferi i saj 24-vjeçar, nuk ishte më i vetëdijshëm mbi veturën.