Lëmsh

Notarja e paralizuar synon të kalojë not Kanalin Anglez

 

Paula Craig po shpreson të bëhet personi i parë me lëndim total të shtyllës kurrizore që noton Kanalin Anglez pa një veshje speciale noti, raporton BBC.

Craig 56-vjeçare nga Pembrokeshire, po punonte për Policinë Metropolitane të Londrës dhe ishte vrapuese e maratonave dhe garuese në triathlon, para se të merrte lëndim të shtyllës kurrizore në vitin 2001. Ajo derisa ishte me biçikletë u godit nga një veturë.