Kuriozitet

100 dollarë për ata që marrin vaksinën anti-COVID në New York

Si pasojë e rritjeve të rasteve të reja me koronavirus, pjesa më e madhe me variantin Delta, New Yorku ka vendosur të paguajë 100 dollarë për çdo qytetar që pranon të marrë dozën e parë të një vaksine anti-COVID.

Lajmi u konfirmua nga i pari i qytetit, Bill de Blasio, në profilin e tij në Twitter dhe iniciativa synon të rrisë kuotën e popullsisë së imunizuar në qytetin amerikan.

Qyteti po përballet me raste të reja dhe shtrime në spital sidomos mes personave të pavaksinuar. Një ditë më parë qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve këshilluan njerëzit dhe të vaksinuarit që të mbajnë sërish maska në ambiente të mbyllura.

Kjo në zonat që kanë regjistruar 50 raste të reja për çdo 100 mijë banorë një javë më parë. Mesatarja e shtatë ditëve të rasteve të reja është një mijë, në krahasim me vetëm 200 një muaj më parë. 75 për qind e rasteve janë me variantin Delta.